Sport

Chelsea synon transferimin e mbrojtësit Gimenez

Skuadra e Chelseat ka shprehur interesim për qendërmbrojtësin e Atletico Madridit, Jose Gimenez.

Mësohet se londinezët po insistojnë në transferimin e Gimenezit gjatë afatit kalimtar të janarit dhe tashmë kanë njoftuar Atleticon.

Gimenez pëlqehet shumë nga trajneri i Chelseat, Frank Lampard që e sheh si përforcim të duhur për repartin e mbrojtjes.

Për kartonin e uruguaianit, ekipi londinez është i gatshëm të paguajë 70 milionë euro.

Gimenez 25-vjeçar, ka kontratë me Atleticon deri në vitin 2023, kurse këtë edicion ka pesë paraqitje dhe një gol të shënuar në të gjitha garat.