Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea e City e kërkojnë Gimenezin

Chelsea dhe Manchester City e kanë identifikuar mbrojtësin e Atletico Madridit, Jose Maria Gimenez, si lojtarin më të pëlqyer për ta transferuar, shkruan ESPN-i.

Thuhet se të dyja klubet e Premier Leagues besojnë në lojtarin, i cili u transferua në Madrid si 18-vjeçar nga Danubio.

Uruguaiani Gimenez në verën e kaluar nënshkroi kontratë afatgjate me “Los Rojiblancos” deri në vitin 2023, ndërsa në kontratën e re thuhet se ai ka klauzolë të lirimit prej 120 milionë eurosh, transmeton KOHA.

Gimenez gjatë karrierës së tij ka vuajtur nga 17 lëndime të ndryshme, 15 prej të cilave kanë qenë muskulore.