Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea synon transferimin e Marinezit

Lautaro Martinez është një prej lojtarëve që skuadra angleze Chelsea synon ta transferojë gjatë verës së vitit të ardhshëm.

Te Chelsea mburren me numrin e talenteve që kanë në ekip, por dëshira tyre është që të përforcohen edhe më shumë për të ardhmen.

24-vjeçari i Argjentinës me Interin ka kontratë deri në qershor të vitit 2026. Ai këtë edicion në 21 paraqitje ka shënuar dhjetë gola dhe ka asistuar dy herë.