Sport

Chelsea shënon fitore dramatike në Kupën FA

Chelsea ka shënuar fitore dramatike në Kupën FA.

Të mërkurën mbrmëa, Chelsea fitoi ndaj Leeds Unitedit me rezultatin 3:2, dhe ka avancuar në çerekfinale të garës.

Leedsi kaloi në epërsi me golin e Mateo Josephit, që i shënoi dy gola për mysafirët në këtë ballafaqim.

“Blutë” u kthyen me gola të hspejtë.

Nicolas Jackson në minutën e 15-të dhe Mykhailo Mudryk në minutën e 37-të, realizuan për 2:1.

Sulmuesi Joseph me tjetër gol në minutën e 59-të, barazoi në 2:2.

Kur ndeshja po shkonte në vazhdime, në skenë u shfaq mesfushori Conor Gallagher, që realizoi për 3:2 në minutën e 90-të të ndeshjes.

Me këtë fitore, Chelsea mban gjallë shpresën për të fituar trofe pas disfatës 1:0 në finale nga Liverpooli në “Carabao Cup” të dielën.

Skuadra e drejtuar nga Mauricio Pochettino do të kthehet në gjysmëfinale të Kupës FA në Wembley, nëse fitojnë në shtëpi kundër liderit të Championshipit, Leicesterit në muajin mars.