Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea ofron Kanten për Rabiotin

Skuadra e Chelseat po insiston në transferimin e mesfushorit të Juventusit, Adrien Rabiot, gjatë afatit kalimtar të janarit. “Tuttosport” ka shkruar të mërkurën se Chelsea tashmë i ka bërë ofertë zyrtare Juventusit për francezin.

Mësohet se për kartonin e tij, Chelsea i ka ofruar ekipit italian kartonin e N’Golo Kantes. Kante ka pasur telashe këtë edicion me lëndimet, ndërsa ka refuzuar edhe rinovimin e kontratës me Chelsean që i skadon në fund të sezonit.

Edhe Rabiot ka kontratë me Juventusin deri në verën e ardhshme, ndërsa këtë edicion ka treguar paraqitje të mira, ku ka shënuar katër gola në të gjitha garat.