Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea interesohet për Rabiotin

Skuadra e Chelseat ka shprehur interesim për mesfushorin e Juventusit, francezin Adrien Rabiot, ka raportuar “Tuttosport” të martën.

Rabiot nuk ka bindur me paraqitjet e tij në sezonin 2021/22 dhe gjasat janë të mëdha që të shitet nga Juventusi, përkundër që ka kontratë deri në vitin e ardhshëm. Mesfushori 27-vjeçar këtë edicion kishte vetëm dy asistime në 45 paraqitje në të gjitha garat.

Te Chelsea mësohet së janë gati të ofrojnë rreth 20 milionë euro për transferimin e francezit gjatë kësaj vere. Ai është pjesë e Juventusit prej verës së vitit 2019, kur iu bashkua si lojtar i lirë, pasi i skadoi kontrata me Paris Saint-Germainin.