Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea në garë për Rabiotin

Pas Newcastlet, edhe ekipi tjetër nga Premier League, Chelsea, është futur në garë për shërbimet e mesfushorit francez Adrien Rabiot. Pavarësisht, se Rabiot ditë më parë deklaroi se ndihet i lumtur te Juventusi, skuadra e Chelseat po synon ta transferojë në afatin kalimtar të janarit.

Bëhet e ditur se londinezët janë të gatshëm të paguajnë rreth 30 milionë euro për 26-vjeçarin, i cili ka kontratë me Juventusin deri në verën e vitit 2023.

Këtë sezon, Rabiot nuk ka pasur hapësirë të mjaftueshme te ekipi italian pasi ka regjistruar 11 paraqitje në të gjitha garat dhe ka bërë një asistim.