Skuadra e Chelseat i ka bërë ofertë zyrtare Interit për portierin Andre Onana, raporton “The Sun” të hënën.
Onana po shihet si përforcim i rëndësishëm për portën te Chelsea nga trajneri Mauricio Pochettino që ka kërkuar nga klubi të bëjë të pamundurën për transferimin e tij. Mësohet se londinezët tashmë kanë kontaktuar Interin dhe i kanë ofruar dy lojtarë në shkëmbim të kamerunasit Onana.
Thuhet se Chelsea për Onanan ka ofruar sulmuesin Romelu Lukaku dhe mbrojtësin Kalidou Koulibaly, pasi Interi e vlerëson portierin hiç më pak se 60 milionë euro.
Onana, 27-vjeçar, iu bashkua Interit verën e shkuar si lojtar i lirë, ndërsa ka kontratë me ekipin italian deri në vitin 2027.
Artikuj të ngjashëm