Chelsea i ka bërë ofertë zyrtare skuadrës së Interit për transferimin e portierit Andre Onana këtë verë.
“Daily Mail” raporton të enjten se Chelsea i ka ofruar ekipit italian kartonin e kroatit Mateo Kovaçiq në shkëmbim të Onanas, pasi të dy lojtarët vlerësohen rreth 40 milionë euro.
Onana ka treguar paraqitje të mira këtë edicion dhe Chelsea po synon transferimin e tij, pasi Interi ka shprehur interesim për ta shitur 27-vjeçarin.
Ai te Chelsea po shihet si pasardhës i senegalezit Edouard Mendy që do të largohet nga ekipi londinez me të përfunduar edicioni aktual.
Onana iu bashkua Interit verën e shkuar si lojtar i lirë dhe këtë edicion ka kontratë deri në vitin 2027. Këtë edicion, ai ka 38 paraqitje në të gjitha garat.