Skuadra e Chelseat ka bërë gati ofertën për të siguruar shërbimet e mesfushorit të Lyonit, Houssem Aouar.
Mediumet angleze kanë raportuar të premten se Chelsea tashmë ka kontaktuar ekipin francez, të cilit i ka ofruar 50 milionë euro dëmshpërblim për transferimin e mesfushorit 21-vjeçar, në fund të këtij edicioni.
Aouar po shkëlqen këtë edicion te Lyoni, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2021. Ai këtë edicion ka shënuar nëntë gola dhe ka bërë shtatë asistime në 34 paraqitje në të gjitha garat. Aouar është prodhim i akademisë së Lyonit kurse në ekipin e parë është promovuar në edicionin 2016/17.