Chelsea nuk është aspak i interesuar për shërbimet e sulmuesit francez Kylian Mbappe.
Bëhet e ditur se skuadra londineze nuk do të futet në garë për yllin e PSG-së, i cili është në vitin e fundit të kontratës së tij me ekipin nga Ligue 1. Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel i ka thënë krerëve të klubit është i kënaqur me sulmuesit që i ka në dispozicion dhe për këtë arsye londinezët nuk do të tentojnë t’i bëjnë ofertë Mbappes.
Sulmuesi 22-vjeçar është njëri prej më të kërkuarve në tregun e futbollit, ndërsa ekipet që po duan me ngulm transferimin e tij, janë Real Madridi dhe Liverpooli. Mbappe ende nuk ka pranuar rinovimin e kontratës me PSG-në dhe në verë do të mbetet lojtar i lirë.
Këtë edicion, ai ka shënuar shtatë gola e ka bërë 11 asistime në 16 ndeshje për PSG-në.