Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea ofron lojtar plus para për Mbappen

Kylian Mbappe

Skuadra e Chelseat është futur në garë për sulmuesin e Paris Saint-Germainit, Kylian Mbappe. Madje, sipas “Sky Sports” të hënën, Chelsea tashmë ka nisur kontaktet me Parisin dhe i ka bërë ofertë zyrtare për Mbappen.

Mbappe pritet të largohet këtë verë nga Parisi, ndërsa favorit për transferimin e tij mbetet Real Madridi.

Chelsea ka ofruar Romelu Lukakun ose Raheem Sterlingun, si dhe mbi 150 milionë euro për ta bindur Parisin në lirimin e reprezentuesit të Francës.

Te Parisi janë pajtuar me largimin e Mbappes këtë verë dhe për kartonin e tij po kërkojnë të paktën 250 milionë euro.

24-vjeçari është pjesë e ekipit francez prej vitit 2018, ndërsa së fundmi ka refuzuar rinovimin e kontratës që i skadon vitin e ardhshëm.

Artikuj të ngjashëm