Mesfushori francez Adrien Rabiot ka gjasa të mëdha që gjatë afatit kalimtar të janarit të largohet nga Serie A për ta vazhduar karrierën në Premier League.
Mediumet italiane kanë raportuar të mërkurën se drejtuesit e Chelseat tashmë kanë nisur negociatat me Juventusin për transferimin e Rabiotit.
Mësohet se francezi është i gatshëm të transferohet te Chelsea për t’u ribashkuar me trajnerin Thomas Tuchel, me të cilin ka punuar te Paris Saint-Germaini.
Në anën tjetër, Rabiot nuk ka bindur me paraqitjet e tij te Juventusi dhe për këtë arsye pritet të largohet nga Torino.
Për kartonin e Rabiotit, skuadra e Chelseat është gati të ofrojë rreth 30 milionë euro dëmshpërblim.
26-vjeçari ka kontratë me ekipin italian deri në vitin 2023 kurse këtë sezon ka një asistim në 18 paraqitje.