Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea nis kontaktet për mbrojtësin kroat

Skuadra e Chelseat ka nisur kontaktet me Celticun për mbrojtësin e krahut të djathtë, Josip Juranoviq, ka bërë të ditur “Daily Mail” të enjten. Chelsea po synon transferimin e Juranoviqit në afatin kalimtar të janarit pas lëndimit të anglezit Reece James, i cili do të pauzojë të paktën për një muaj.

Për transferimin e kroatit, Chelsea është gati të ofrojë 20 milionë euro. Juranoviq ishte pjesë e Kroacisë që përfundoi e treta në Kupën e Botës “Katari 2022” dhe në gjashtë ndeshje të luajtura pati një asistim.

Ai është pjesë e Celticut prej vitit të shkuar kur iu bashkua nga Legia e Varshavës, ndërsa ka kontratë me ekipin skocez deri në vitin 2026.