Skuadra e Romës ka shprehur interesim për mbrojtësin e krahut të djathtë, kroatin Josip Juranoviq. “Football-Italia” raporton se Roma tashmë ka kontaktuar Celticun për Juranoviqin, të cilin po kërkon ta transferojë gjatë këtij muaji.
Roma pritet të ofrojë rreth 20 milionë euro për 27-vjeçarin, i cili ishte pjesë e Kroacisë në Kupën e Botës “Katari 2022”. Juranoviq pritet të largohet nga ekipi skocez gjatë këtij muaji, ndërsa Roma po vlerësohet favorite për transferimin e tij.
Ai ka kontratë me Celticun deri në vitin 2026, ndërsa në 21 ndeshje të luajtura këtë sezon ka shënuar një gol dhe ka bërë një asistim.
Artikuj të ngjashëm