Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Atletico pas Juranoviqit

Atletico Madridi po konsiderohet favorit për transferimin e kroatit Josip Juranoviq, ka njoftuar “Marca” të martën.

Bëhet e ditur se Atletico i ka ofruar Celticut mbi dhjetë milionë euro për kartonin e 27-vjeçarit, i cili ishte pjesë e Kroacisë në kupën e botës “Katari 2022”. Atletico po synon transferimin e Juranoviqin në afatin kalimtar të janarit pas paraqitjeve të mira që i pati në turneun e Katarit.

Kroacia përfundoi e treta, ndërsa Juranoviq pati një asistim në gjashtë ndeshje të luajtura në Botëror. Juranoviq vitin e shkuar iu bashkua Celticut nga Legia e Varshavës dhe ka kontratë me ekipin skocez deri në vitin 2025.

Krahas Atleticos, interesim për mbrojtësin e krahut të djathtë ka shfaqur edhe Real Sociedadi.