Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea në finale të Kupës EFL

Chelsea nuk ka lejuar befasi dhe është kualifikuar në finale të Kupës EFL (Carabao Cup).

Të martën mbrëma, Chelsea e fitoi bindshëm, 6:1, ndeshjen e dytë gjysmëfinale ndaj Middlesbrough.

Skuadra e kategorisë së dytë angleze, Middlesbrough, kishte fituar 1:0 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të zhvilluar më 9 janar.

Por në ndeshjen e së martës mbrëma Chelsea nuk lejoi të befasohet. Jonny Howson shënoi autogol në minutën e 15-të, ndërsa më pas në pjesën e parë realizuan Enzo Fernandez, Alex Disasi e Cole Palmer.

Palmer shënoi një gol edhe në pjesën e dytë, ndërsa Noni Madueke shënoi golin për 6:0. Për Middlesbrough realizoi Morgan Rogers në minutën e 88-të.

Armando Broja startoi te Chelsea dhe luajti deri në minutën e 65-të.

Artikuj të ngjashëm