Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea mund ta rikthejë Abrahamin

Skuadra e Chelseat mund ta rikthejë sulmuesin Tammy Abraham nga Roma.

Drejtuesit e klubit anglez e kanë opsionin e riblerjes së kartonit të Abrahamit.

Forma e dobët e Romelu Lukakut dhe Timo Wernerit ka bërë që te Chelsea ta mendojnë rikthimin e Abrahamit.

Abraham është një ndër lojtarët kryesor këtë edicion te Roma duke shënuar 17 gola në 30 paraqitje në të gjitha garat.

Londinezët për ta rikthyer Abrahamin në “Stafmord Bridge” duhet të paguajnë 80 milionë euro.

24-vjeçari ka kontratë me Romën deri në vitin 2026.