Sport

Chelsea kthen sytë kah Zaha

Skuadra e Chelseat po e monitoron situatën e sulmuesit Wilfried Zaha te Crystal Palace.

Sajti “90min” bën të ditur se Chelsea po përgatit ofertën për Zahan, i cili ka kohë që ka kërkuar largimin nga Crystal Palace.

Zaha te Chelsea po shihet si përforcim i duhur për sulmin dhe trajnerit Thomas Tuchel ka aprovuar transferimin e tij. Për ta lënë të lirë Zahan, Crystal Palace po kërkon rreth 30 milionë euro. Ai ka kontratë me Palacen deri në verën e vitit të ardhshëm.