Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea kërkon 20 milionë euro për Loftus-Cheekun

Interit i është ofruar mundësia për ta transferuar mesfushorin e Chelseat, Ruben Loftus-Cheek, ka shkruar “Gazzetta dello Sport” të dielën.

“Blutë e Londrës” dëshirojnë 20 milionë euro për 26-vjeçarin, çmim i cili mund të jetë i lartë marrë parasysh problemet financiare nëpër të cilat po kalojnë “nerazzurrët”.

Megjithatë, Interi pritet ta transferojë mesfushorin e talentuar, por në formë huazimi.

Në garë për të është edhe skuadra e Lazios.