Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mourinho kërkon Loftus-Cheek

Jose Mourinho po synon të përforcojë ekipin gjatë afatit kalimtar të janarit. Trajneri portugez po tenton ta sjellë në Romë, mesfushorin Ruben Loftus-Cheek.

Mesfushori mund të largohet nga Chelsea, pasi nuk bën pjesë në planet e trajnerit Thomas Tuchel.

Drejtuesit e Romës po e kërkojnë në formë huazimi anglezin me të drejtë blerjeje në fund të sezonit.

Loftus-Cheek ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2024.