Ruben Loftus-Cheek pritet të zyrtarizohet te skuadra e Lazios, ku do të punojë me trajnerin Maurizio Sarri.
Nën drejtimin e Sarrit, Loftus-Cheek shënoi 10-të gola në 40 paraqitje te skuadra e Chelseat.
Ai e fitoi Ligën e Evropës me trajnerin Sarri në edicionin 2018-19.
Mesfushori anglez te Lazio pritet të transferohet për 21 milionë euro.
Ndërkohë, nën drejtimin e trajnerit Thomas Tuchel, Loftus-Cheek luajti në 46 ndeshje, por arriti të shënonte vetëm një gol nën drejtimin e teknikut gjerman.
Edicioni i ri i elitës së futbollit italian nis më 20 gusht, ndërsa përfundon më 26 maj të vitit 2024.