Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani pa Loftus-Cheekun ndaj PSG-së

Ruben Loftus-Cheek nuk ka marrë pjesë në stërvitjen e fundit para duelit të Ligë së Kampionëve kundër Paris Saint-Germainit.

PSG – Milan zhvillohet të mërkurën mbrëma në orën 21:00, në ndeshjen e Grupit F.

27-vjeçari ka shkëlqyer te “rossonerët” qëkur u transferua nga Chelsea për 20 milionë euro në afatin kalimtar veror.

Ai ka shënuar një gol dhe ka dhuruar dy asistime në shtatë ndeshjet e para në Serie A.

Megjithatë, mesfushori anglez nuk ka luajtur në tri ndeshjet e fundit të Milanit për shkak të telasheve me muskuj.

Ai u lëndua në fund të muajit shtator në fitoren 2:0 ndaj Lazios.

Artikuj të ngjashëm