Mesfushori Ruben Loftus-Cheek, do t’i mungojë skuadrës së Milanit të paktën deri në fund të këtij muaji.
Ekipi italian të hënën ka konfirmuar lëndimin dhe mungesën e 27-vjeçarit. Loftus-Cheek ka dëmtuar muskulin e këmbës në fitoren 2:0 ndaj Lazios dhe nuk do të rikthehet në fushë deri në fund të muajit.
Milani ka njoftuar se anglezi tashmë ka nisur rehabilitimin dhe do t’i mungojë ekipit në dy ndeshjet e kësaj jave, me Borussia Dortmundit në Champions dhe Genoan në Serie A.
Në afatin kalimtar të verës, Loftus-Cheek iu bashkua Milanit nga Chelsea dhe firmosi kontratë deri në vitin 2027. Në 8 ndeshje të luajtura deri më tani për Milanin në të gjitha garat, ai ka shënuar 1 gol dhe ka bërë 2 asistime.