Ruben Loftus-Cheek ka kompletuar transferimin nga Chelsea te skuadra e Milanit.
Skuadrat janë pajtuar që ai të transferohet për rreth 18 milionë euro.
Mesfushori 27-vjeçar ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me klubin italian, që do ta mbajë atë te Milani deri në vitin 2027.
Nga skuadra e Chelseat në këtë afat kalimtar janë larguar edhe Kalidou Koulibaly, Kai Havertz, Edouard Mendy e Mateo Kovaçiq.
Në edicionin e fundit me skuadrën e “bluve të Londrës”, Loftus-Cheek zhvilloi 33 ndeshje, ndërsa pati vetëm dy asistime.
Artikuj të ngjashëm