Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea interesohet për Berardin

Chelsea ka shprehur interesim për transferimin e yllit të Sassuolos, Domenico Berardi, raporton të martën “Gazzetta dello Sport”. Klubi anglez raportohet se pati shprehur interesim edhe në verën e vitit të kaluar për sulmuesin italian.

Edhe Borussia Dortmundi thuhet po ashtu se shpreson ta ketë në verë sulmuesin e Italisë. 27-vjeçari ka treguar paraqitje të mira sezonin aktual.

Në 25 ndeshje në Serie A ka shënuar 12 gola dhe ka kontribuar me 14 asistime. Ai me Sassuolon ka kontratë deri në verën e vitit 2024.

Artikuj të ngjashëm