Pas West Ham Unitedit, edhe Chelsea e Borussia Dortmundi janë futur në garë për shërbimet e sulmuesit të Italisë, Domenico Berardi.
Mediumet italiane kanë njoftuar të mërkurën se Berardi pritet të largohet nga Sassuolo gjatë kësaj vere pas paraqitjeve të mira që i pati me Italinë në Kampionatin Evropian.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKartoni i tij, vlerësohet rreth 40 milionë euro, kurse Berardi ka kontratë me Sassuolon deri në verën e vitit 2024.
Sezonin e shkuar, Berardi shkëlqeu te Sassuolo duke shënuar 17 gola në 30 ndeshje të luajtura në Serie A.
Megjithatë, interesim për transferimin e Berardit kanë treguar edhe skuadrat nga Serie A, si Milani, Lazio e Fiorentina.