Kasper Schmeichel është një nga yjet që është i lidhur me një transferim në Stamford Bridge te skuadra e Chelseat.
Trajneri i Danimarkës, Age Hareide e konsideron portierin e Leicesterit si një nga tre portierët më të mirë në botë, transmeton Koha.net.
Thibaut Courtois i Chelseat është i lidhur me një kalim te Reali, kurse klubi londinez e sheh Schmeichelin si zëvendësues ideal të portierit belg.
“Ai është në mesin e top tre portierëve. Ndoshta ishte më i miri në Botëror. Ai është më parë e ka shfaqur këtë, veçanërisht në sezonin kur Leicesteri fitoi Premier Ligën, se ai është në maje. Prandaj, dua të them se Kasperi është në mesin e tre më të mirëve”, ka thëë Hareide për BT.
Artikuj të ngjashëm
-
A po ua vështirëson punën portierëve topi i Kupës së Botës?
-
Courtois mendon t’i jap fund karrierës ndërkombëtare pas Botërorit
-
Shpallet transferimi më i mirë i edicionit në Premier League, nuk është Xhaka
-
Schmeicheli pensionohet për shkak të lëndimit të shpatullës
-
Premier League prezanton kandidatët për futbollist të vitit