Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea do t’i dëgjojë ofertat për Brojën

Skuadra e Chelseat është e gatshme ta shesë Armando Brojën në tentimin për ta synuar transferimin e Victor Osimhenit nga Napoli. Mediumet britanike kanë raportuar të enjten se Chelsea do t’i dëgjojë të gjitha ofertat për sulmuesin e Shqipërisë, i cili ka gjasa të mëdha të largohet në afatin kalimtar të janarit.

Megjithatë, ekipi nga Londra ka bërë me dije se të gjitha ofertat nën 30 milionë euro do të refuzohen, pasi për kartonin e 22-vjeçarit po kërkon të paktën 40 milionë euro.

Vendimi i Chelseat ka alarmuar West Ham Unitedin, ekip që kishte shprehur interesim për Brojën edhe para fillimit të këtij edicioni.

West Hami gjatë afatit kalimtar të verës kishte ofruar 30 milionë euro, por tani është gati të ofrojë më shumë për shërbimet e Brojës, i cili pëlqehet nga trajneri David Moyes.

Broja, i cili ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2028, së fundmi është rikthyer nga lëndimi dhe në 5 paraqitje ka shënuar 1 gol.