Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea i cakton çmimin Brojës

Te Chelsea kanë marrë vendim përfundimtar për të ardhmen e sulmuesit të Shqipërisë, Armando Broja. Londinezët tashmë e kanë nxjerrë në shitje Brojën, të cilit edhe i kanë caktuar çmiminm.

Për ta lënë të lirë Brojën gjatë këtij muaji, Chelsea po kërkon 50 milionë funte, ka njoftuar “The Telegraph” të enjten. Bëhet e ditur se Chelsea ka refuzuar të gjitha ofertat për huazimin e tij dhe është në kërkim të një blerësi për kartonin e tij.

Interesim për shërbimet e Brojës kanë shfaqur Wolverhamptoni, Fulhami dhe West Ham Unitedi dhe gjasat janë të mëdha që 22-vjeçari të përfundojë te njëra prej tyre deri në fund të muajit. Ai ka kontratë me ekipin nga Londra deri në vitin 2028, ndërsa këtë edicion ka 2 gola e 1 asistim në 17 paraqitje.