Mesfushori Bersant Celina ishte një ndër mungesat te skuadra e Dijon në ndeshjen kundër Nimes dy ditë më parë në kuadër të Ligue 2.
Mungesa ishte befasuese, ngase Celina është titullar i padiskutueshëm te skuadra franceze.
Mungesën e kosovarit e ka sqaruar trajneri i Dijon, David Linares, i cili ka thënë se lojtari ka disa komplikime me zemrën që lidhen me COVID-19.
“Bersant Celina ka probleme të njëjta me COVID-19 me disa komplikime të zemrës, ne nuk duhet të rrezikojmë”, tha ai për faqen zyrtare të klubit.
Raportohet se është pikërisht ky problem që po bllokon kalimin e tij në Championship, tek skuadra e Ipswichit.
Celina është një nga lojtarët kyç edhe te Perfaqësuesja e Kosovës.