Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Celina asiston në humbjen e Ipswichit

Bersant Celina pati një tjetër paraqitje të shkëlqyer për Ipswichun.

Pas dy asisteve në ndeshjen e kaluar, futbollisti kosovar asistoi edhe në ndeshjen e sotme kundër Accringtonit, të cilin skuadra e tij e humbi 2:1.

Celina dha pasimin për Bonne në minutën e 38-të, i cili fillimisht i dha epërsinë Ipswichit, para se në pjesën e dytë Accringtoni të përmbyste rezultatin.

Celina ka tre asiste në katër paraqitje me skuadrën angleze, teksa është ftuar nga Bernard Challandes për ndeshjet e tetorit që Kosova i luan ndaj Suedisë dhe Gjeorgjisë. 25-vjeçari mungoi në fillim të sezonit për shkak të problemeve me zemrën. 

 

Artikuj të ngjashëm