Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Celina shënon gol në fitoren e thellë të Ipswichit

Bersant Celina e ka shënuar golin e pestë në kampionat me skuadrën e tij Ipswichin.

Të shtunën në kuadër të xhiros së 34-t në “League One” të Anglisë, Ipswichi fitoi me rezultatin 3:0 ndaj Burtonit.

Celina realizoi gol në minutën e 78-të të ndeshjes, derisa në lojë u inkuadrua në minutën e 68-të. Reprezentuesi i Kosovës ka edhe katër asistime.

Në rangun e tretë të futbollit anglez, Ipswichi pozicionohet në vendin e nëntë me 51 pikë pas 33 ndeshjeve të luajtura.