Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Celina me supergol ia siguron fitoren Ipswichit

Bersant Celina ka shënuar golin e dytë për Ipswichin në fitoren kundër Crewes me rezultatin 2:1.

Celina shënoi supergol nga distanca duke paraboluar portierin e ekipit mysafir Dave Richards. Ai realizoi në kohën shtesë të pjesës së parë. Në fund, ky gol goli të jetë i tri pikëve.

Për 25-vjeçarin ishte goli i katërt këtë sezon me ekipin anglez. Celina ka edhe tri asistime.

Ipswichi që bën gara në kategorinë e tretë të futbollit anglez, renditet në pozitën e 11-të me 27 pikë. Kurse Crewe zë vendin e fundit me 12 pikë