Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Celina shënon në barazimin e Ipswichit

Bersant Celina ka shënuar golin e gjashtë sezonal në League One për Ipswichin.

Futbollisti i Kosovës realizoi në barazimin 1:1 të Ipswichit në udhëtim tek Oxford Unitedi.

Celina shënoi në minutën e 70-të, para se McNally (90+5’) të barazonte rezultatin.

25-vjeçari numëron edhe pesë asiste.

Celina nuk do të jetë pjesë e Kosovës për miqësoret e marsit me kërkesë të tij.