Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Çeferini nuk do të kandidojë për president të UEFA-s në vitin 2027

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Çeferin, ka thënë se nuk do të jetë kandidat për rizgjedhje në vitin 2027.

Çeferini ka udhëhequr UEFA-n që nga viti 2016.

Në Kongresin e sotëm të UEFA-s janë votuar ndryshime që ia lejojnë sllovenit edhe mandatin e tretë në krye të shtëpisë evropiane të futbollit.

Sipas rregullores së mëparshme, nuk lejohej që një president të zgjidhej më shumë se dy herë.

Për këtë arsye ditë më parë dha dorëheqje nga funksionet në UEFA, Zvonimir Boban.

Federata e Futbollit të Anglisë ishte e vetmja që votoi kundër këtyre ndryshimeve.