Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Boban jep dorëheqje nga UEFA, shkak pakënaqësitë me ndryshimet e propozuara

Legjenda kroate e futbollit Zvonimir Boban ka dhënë dorëheqje nga lidershipi i UEFA-s. Ai ka thënë se po largohet për shkak të propozimit që liderëve të organizatës t’u lejohet qëndrimi më gjatë në pozitë dhe të fuqizohen edhe më tepër, raporton “The New York Times”.

Largimi i Bobanit dëshmon pakënaqësitë në mesin e  liderëve të futbollit të Evropës për tentimet që të ndryshohen në mënyrë drastike rregullat e organizatës.

Një nga ndryshimet do t’i lejonte presidentit aktual të UEFA-s, sllovenit Aleksander Çeferin, që të qëndronte në rolin e tij përtej kufirit aktualisht të lejuar prej maksimum 12 vjetëve. Ky rregull ishte vendosur pas një skandali korrupsioni që kishte tronditur futbollin botëror një dekadë më parë.

“Pavarësisht se kam shprehur shqetësimin tim të thellë dhe mosmiratimin total, presidenti i UEFA-s nuk e konsideroj se ka ndonjë çështje ligjore me ndryshimet e propozuara, e lëre më morale apo etike, dhe ai synon të shkojë përpara në ndjekjen e aspiratave të tij personale”, ka thënë Boban.

Largimi i Bobanit nga roli i tij drejtorit të parë të futbollit në UEFA, pozitë që u krijua në vitin 2021, dëshmon prë shqetësimet e tensionet në mesin e lidershipit të UEFA-s. Ato shqetësime nisën që nga takimi i bordit në Hamburg në dhjetor, kur erdhi propozime për heqjen e limitit se sa gjatë mund të qëndrojë në post presidenti i UEFA-s apo zyrtarët tjerë të lartë.

Çeferin në krye të UEFA-s gjendet që nga viti 2016.

UEFA më herët kishte hedhur poshtë shqetësimet për mospajtime. E të enjten ka thënë se Bobani është larguar me një marrëveshje të ndërsjellë.

Edhe Bobani nuk synon postin e presidentit të UEFA-s, por e “thumbon” Çeferinin Futboll Bobani nuk synon postin e presidentit të UEFA-s, por e “thumbon” Çeferinin

Boban 55-vjeçar konsiderohet një prej mesfushorëve më të mirë të gjeneratës së tij.

Kishte fituar Ligën e Kampionëve me Milanin dhe zuri vendin e tretë me Kroacinë në Botërorin 1998.

Pasi u pensionua si futbollist, ai mbajti pozita ekzekutive në FIFA dhe po ashtu te ish-klubi i tij Milani, para se t’i bashkohej UEFA-s.