Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ceballos mbetet te Reali

Mesfushori Dani Ceballos nuk do të largohet nga Real Madridi këtë verë. “Marca” ka raportuar të enjten se Ceballos do të mbetet pjesë e Real Madridit pas kërkesës së trajnerit Carlo Ancelotti. Mësohet se Ancelotti është bindur nga Ceballosi me asistimet që i pati në ndeshjen e fundit kampionale kundër Osasunas, të cilën Reali e fitoi me rezultatin 3:1.

25-vjeçari ka pasur hapësirë të vogël këtë sezon te Reali, por thuhet se trajneri Ancelotti ka besim të madh tek ai. Deri më tani Ceballos ka 13 paraqitje në të gjitha garat, kurse te Reali u kthye para fillimit të këtij sezoni pas huazimit te Arsenali.

Ai ka kontratë me madrilenët deri në verën e vitit të ardhshëm.

Artikuj të ngjashëm