Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Cavani pritet t’i bashkohet Man. Utd

Sulmuesi uruguaian Edinson Cavani, do të udhëtojë drejt Anglisë të dielën për t’iu bashkuar Manchester Unitedit, ka bërë të ditur të shtunën mbrëma BBC-ja.

Cavani 33-vjeçar është në bisedime me skuadrën angleze për një kontratë dy-vjeçare.

Sulmuesi është pa klub, pasi në fund të qershorit i skadoi kontrata me PSG-në.

Te kjo skuadër qëndroi për shtatë stinorë (2013-2020) dhe në 200 ndeshje shënoi 138 gola.