Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Cavani dëshiron të mbetet te Unitedi

Foto: Reuters

Sulmuesi Edinson Cavani synon të mbetet të Manchester Unitedi edhe pas përfundimit të këtij edicioni, ka shkruar “The Telegraph” të enjten.

Bëhet e ditur se Cavani u ka bërë me dije krerëve te Unitedit se është i gatshëm ta vazhdoj kontratën edhe për një vit, gjë të cilën e ka edhe si opsion në kontratën e tij aktuale. 34-vjeçari vitin e shkuar iu bashkua Unitedit si lojtar i lirë dhe firmosi kontratë njëvjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër. Ai këtë edicion ka shënuar shtatë gola në 24 ndeshje për Manchester Unitedin në të gjitha garat.