Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Cavani mbetet te Unitedi

Sulmuesi uruguaian Edinson Cavani nuk do të largohet nga skuadra e Manchester Unitedit gjatë këtij muaji pasi do të mbetet në “Old Trafford” deri në fund të këtij sezoni kur edhe i skadon kontrata.

Kështu, ka thënë trajneri i përkohshëm i Unitedit, gjermani Ralf Rangnick kanë raportuar të hënën mediumet britanike.

Cavani ishte pranë largimit nga Unitedi por ai ka ndërruar mendje pas bisedës që e ka pasur me trajnerin. “Kemi folur për më shumë se një orë në zyrën time dhe Cavani më tha se do të mbetet në klub deri në fund të sezonit”, është shprehur Rangnick.

Sulmuesi 34-vjeçar iu bashkua Unitedit në verën e vitit 2020 si lojtar i lirë ndërsa këtë sezon, ai ka shënuar dy gola në 11 paraqitje në të gjitha garat.