Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Cavani mbetet te Manchester United

Edinson Cavani do të qëndrojë te Manchester Unitedi. Sulmuesi uruguaian ka vendosur ta vazhdojë kontratën me klubin anglez.

Sipas mediave në Ishull, drejtuesit e skuadrës kanë arritur ta bindin Cavanin të vazhdojë kontratën.

Cavani do të nënshkruajë kontratë një-vjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

34-vjeçari këtë sezon me “Djajtë e Kuq” në 35 ndeshje në të gjitha garat ka shënuar 15 gola dhe ka bërë pesë asistime.