Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Cavani i pavendosur për të ardhmen

Manchester Unitedi është duke përgatitur një kontratë të re për sulmuesin Edinson Cavani.

Forma e mirë e sulmuesit uruguaian te “Djajtë e Kuq” ka bindur drejtuesit e klubit për ta mbajtur në skuadër.

Sipas mediave në Ishull krerët e klubit anglez i kanë ofruar kontratë një-vjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Cavani këtë sezon me Manchester Unitedin ka shënuar 14 gola dhe ka bërë pesë asistime në të gjitha garat.