Sulmuesi Edinson Cavani sipas të gjitha gjasave do të mbetet pjesë e skuadrës së Manchester Unitedit deri në fund të këtij edicioni. “The Sun” ka raportuar se trajneri i përkohshëm i Unitedit, Ralf Rangnick po insiston ta mbajë Cavanin, i cili ka kërkuar largimin në janar.
Cavani ka kontratë me Unitedin deri në fund të këtij sezoni dhe Rangnick po dëshiron të punojë me uruguaianin që po e sheh të rëndësishëm për këtë sezon. Për këtë arsye, ai ka kërkuar nga krerët e klubit që të refuzojnë të gjitha ofertat për Cavanin.
Interesim të madh për Cavanin së fundmi kanë treguar Barcelona e Juventusi. 34-vjeçari këtë sezon ka shënuar një gol në tetë ndeshje për Unitedin.