Trajneri Ole Gunnar Solskjaer ka konfirmuar se do të bisedojë me Edinson Cavanin për ta vazhduar kontratën te Manchester Unitedi.
Cavani nuk udhëtoi në Torino në fitoren e Unitedit ndaj Real Sociedadit në Ligën e Evropës të enjten mbrëma, për shkak se sulmuesi uruguaian është i dëmtuar në muskul.
Cavani ka shënuar shtatë gola në 24 paraqitje këtë sezon, prejse u transferua nga Paris Saint-Germaini në muajin tetor.
Ai nënshkroi kontratën për një vit me Unitedin, ndërsa mund të mbetet me “djajtë e kuq” edhe për një sezon tjetër.