Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Casillas del publikisht si homoseksual

Portieri legjendar i Real Madridit dhe Spanjës, Iker Casillas, ka bërë të ditur se është homoseksual.

Në një postim në Twitter të dielën, Casillas ka shkruar: “Shpresoj të më respektoni: Jam homoseksual”.

Casillas ishte i martuar me gazetaren sportive Sara Carbonero për pesë vjet, para se të ndaheshin në mars të vitit 2021. Çifti ka dy djem.

41-vjeçari ka marrë përkrahje të shumta pas njoftimit, përfshirë edhe nga ikona e Barcelonës dhe Spanjës, Carles Puyol.

"Është koha ta tregojmë historinë tonë Iker", ka shkruar Puyol. 

Casillas u pensionua nga futbolli në vitin 2020 pas sulmit në zemër gjatë stërvitjes me Porton.

Ai njihet një prej portierëve më të suksesshëm në histori.

Edhe Puyoli sqarohet për komentin në postimin e Casillas Sport Puyoli sqarohet për komentin në postimin e Casillas

Fitoi Kupën e Botës, dy tituj të Evropës, pesë herë La Ligan, t ri herë Ligën e Kampionëve gjatë karrierës 22-vjeçare.