Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Puyoli sqarohet për komentin në postimin e Casillas

Carles Puyol ka përdorur rrjetet sociale për t'i kërkuar falje komunitetit LGBTQ+ për një “shaka të keqe” në përgjigje të një postimi në Twitter nga Iker Casillas, të cilin tashmë e ka fshirë.

Casillas, i cili bëri 275 paraqitje për Real Madridin bëri një “tweet” duke njoftuar se ishte homoseksual. Puyol iu përgjigj ish-shokut të tij të kombëtares menjëherë pas.

Puyol, i cili ka dy fëmijë me të dashurën e tij Vanesa Lorenzo, tha me shaka: “Është koha të tregojmë historinë tonë, Iker” me emoji me zemër dhe puthje. Megjithatë, të dyja palët i fshinë tweetet e tyre menjëherë pasi u shpërndanë.

Puyol tani ka pranuar se përgjigja e tij ishte “krejtësisht e pavend” dhe këmbënguli se ai “mbështet dhe respekton komunitetin LGBTQ+”.

Ai shkroi në Twitter për: “Kam gabuar. Më vjen keq për një shaka të keqe që nuk kishte qëllim të keq, e cila ishte krejtësisht e pavend.

Puyol shtoi: “E kuptoj që mund të kem lënduar ndjenjat e dikujt. Gjithë respektin dhe mbështetjen time ndaj komunitetit LGBTQ+”.

Image