Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Kampi i Mbappes del me deklaratë pas kritikave për udhëtim të sulmuesit në Itali

Mbappe

Kylian Mbappe po kritikohet shumë në Spanjë pasi udhëtoi për pushim në Itali gjatë rikuperimit nga një lëndim.

Francezi udhëtoi për në Itali me të dashurën Ester Exposito javën e kaluar, ndërsa lojtarët e tjerë të Real Madridit po përgatiteshin për ndeshjen e Espanyolit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kjo solli reagime të shumta jo vetëm nga tifozët e Real Madridit, por edhe brenda klubit. Ka raportime se në zhveshtoren e Madridit nuk janë fare të kënaqur me 27-vjeçarin.

Ylli francez nuk është deklaruar pas kritikave të shumta nga tifozët dhe mediat spanjolle.

Por kampi i Mbappes ka lëshuar një deklaratë mbi situatën, duke iu përgjigjur kritikëve. Nga kampi i Mbappes thonë se çështja po keqinterpretohet.

“Një pjesë e kritikave bazohen në një interpretim të tepruar të elementeve që lidhen me një periudhë rikuperimi të mbikëqyrur rreptësisht nga klubi”, thuhet në deklaratën e bërë për AFP.

Ka pasur raportime se Mbappe kishte vendosur të fokusohej në Kupën e Botës pasi Real Madridi u eliminua nga Championsi.

“Kjo nuk korrespondon me realitetin e angazhimit dhe punën që Kylian Mbappe bën çdo ditë në të mirë të ekipit”, shkruan tutje në deklaratë, duke sugjeruar se ylli francez mbetet plotësisht i përkushtuar ndaj Real Madridit.

Raportohet që ka shumë tension në zhveshtoren e Real Madridit. Media të ndryshme kanë shkruar se Mbappe është përfshirë në një grindje të ashpër me një nga anëtarët e stafit të trajnerit Alvaro Arbeloa gjatë një seance stërvitore.