Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Iker Casillas në lidhje me vejushën e ish-lojtarit të Barcelonës që kreu vetëvrasje

Portieri legjendar spanjoll Iker Casillas u gjend në qendër të vëmendjes së mediave spanjolle të cilat njoftuan se është në një lidhje dashurie me Maria Jose Camacho.

Pas shumë momenteve të vështira, si ataku në zemër në vitin 2020 dhe ndarjen me partneren e tij shumëvjeçare Sara Carbonero, ish-portieri i Realit dhe Portos po shijon sërish jetën.

Gazeta spanjolle Hola zbuloi se 41-vjeçari ka tre muaj në lidhje me Maria Jose Camacho, ish-bashkëshorti i së cilës, Frances Arnau, ish-portier i Barcelonës, kreu vetëvrasje majin e kaluar në moshën 46-vjeçare.

Camacho shkëlqeu në futbollin e femrave që në moshë të re. Në moshën 17-vjeçare ajo nënshkroi për Terrasa dhe vetëm pak vite më vonë iu bashkua ekipit të femrave të Barcelonës, ku u takua me bashkëshortin e saj të ardhshëm dhe më pas luajti për Malagën.

Edhe pse Casillas tha se ishin thjesht thashetheme, fotot e tyre duke shkëmbyer puthje zbulojnë marrëdhënien e tyre të ngushtë, të cilën me sa duket ata u përpoqën ta mbanin të fshehtë.

Casillas mbrojti për Real Madridin për 16 vjet dhe bëri më shumë se 500 paraqitje, dhe në vitin 2015 u transferua në Porto, ku përfundoi karrierën e tij në gusht 2020 pasi pësoi një atak në zemër.