Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Calhanoglu drejt Premier Leagues

Mesfushori i Interit, Hakan Calhanoglu, ka gjasa që sezonin e ardhshëm të luajë në Premier League. Sajti italian “Calciomercato” ka raportuar të martën se interesim për turkun ka shfaqur skuadra e Liverpoolit.

Mësohet se Liverpooli është i gatshëm të ofrojë rreth 30 milionë euro për ta bindur Interin në lirimin e 28-vjeçarit. Calhanoglu ka shkëlqyer vitet e fundit në Serie A dhe te Liverpooli po shihet si përforcim ideal për mesfushën.

Ai prej vitit 2017 luan në Itali, pasi para Interit ka qenë edhe pjesë e skuadrës së Milanit. Calhanoglu ka kontratë me Interin deri në vitin 2024.